Kuç: Jam nga Mali i Zi, nuk mund të ulem në dy karrige
06 tetor 2023
| 10:56
Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuç, ka thënë që ai duhet të luajë për Malin e Zi pasi vjen edhe nga ky vend.
Kjo përgjigje e tij erdhi pas pyetjes nëse ai ka shprehur dëshirë të luajë për Kosovën.
“Unë kam thënë edhe tash. Nuk jam njeri që muj me u ulë në dy karrige. Unë kam tregu. Asnjë kontakt konkret nuk ka qenë nga kombëtarja e Kosovës”, ka thënë Kuç për Artmotion.
Kuç tha se pas lojës kundër Malishevës, përfaqësuesit e Malit të Zi kanë shkuar dhe e kanë ftuar për herë të parë për ta përfaqësuar Malin e Zi.
“Për këta dy vjetët e fundit e kam merituar. Normal unë jam nga Mali i Zi, edhe duhet me luajtur për Malin e Zi”, ka deklaruar Kuç.