Kuçi apelon që të procedohen me urgjencë projekligjet ekonomike
Ministri i ri i Ekonomisë dhe Ambientit dhe nënkryetari i AAK-së, Blerim Kuçi,
ka thënë se mos përkrahja e disa deputetëve që Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike të futet në rend të ditës që të kalojë Shqyrtimin e Parë në mbledhje plenare të Kuvendit të Kosovës, është gabim, aq sa është edhe e palogjikshme për secilin që po e sheh situatën në vend.
Postimi i plotë i Kuçit në “Facebook”:
Mos përkrahja e disa deputetëve që Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike të futet në rend të ditës që të kalojë Shqyrtimin e Parë në mbledhje plenare të Kuvendit të Kosovës është shumë gabim, aq sa është edhe e palogjikshme për secilin që po e sheh situatën në vend.
Çdo vonesë në procedimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe Projektligjit për Masat e Përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”, po e shumëzon mundësinë që dëmi ekonomik në vend të rëndohet.
Unë po u bëj apel që këto dy projektligje të procedohen sa më shpejtë, pasi vetëm kështu na hapet rruga për të rimëkëmbur ekonominë e vendit, tashmë jo pak të dëmtuar.