Kuçi: Dejona është grua punëtore, atë ditë që s’i vyen Kurtit e gjuan në rrugë!

05 mars 2024 | 22:03

Zyrtarja e PSD-së, Natyra Kuçi, tha se Dejona Mihali është grua punëtore e cila zbaton urdhrat e kryeministrit Albin Kurti.

Kuçi tha në Pressing në T7 se “në momentin që Dejona nuk i vyen Albin Kurtit e gjuan në rrugë”.

“Dejona nuk e ka pas pushtetin e tillë në LVV, Dejona ka tregu lojalitet pasi ne kemi dalë nga VV. Dejona është grua punëtore këtë e dim të gjithë. Ajo ka tregu lojalitet ndaj Kurtit dhe përmes saj Kurti e bën pushtetin që ai don”, tha Kuçi në Pressing, transmeton Express.

“Disa nga ligjet problematike që janë kthyer nga Gjykata Kushtetuese të Albulena Haxhiut janë të shkruara komplet nga Dejona Mihali, e cila i ekzekuton urdhrat e Kurtit, i shërben Kurtit”, tha ajo.

“Dejona është Albin Kurti, në momentin që Dejona nuk i vyen Albin Kurtit e gjuan në rrugë. Dejona për momentin është personi më lojal që punon më së shumti”, shtoi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Kombëtar i Rithemelimit i PD-së miratoi pas debateve pasditen…