Kuçi: Deri më tani nuk ka parregullsi

06 tetor 2019 | 14:02

Shefi i shtabit zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Blerim Kuçi, ka bërë me dije se deri më tani nuk ka pasur parregullsi në procesin zgjedhor.

Në një konferencë për medie ai ka thënë se ka pasur disa telashe teknike, por të cilat sipas tij, nuk janë shqetësuese.

“Procesi zgjedhor është duke shkuar pa ndonjë problem të madh. Nuk ka parregullsi, ka pasur disa telashe por nuk janë shqetësuese”, ka deklaruar Kuçi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një persona ka hapur zjarr në një lokal në Kansas,…