Kuçi dhe Abbotti diskutojnë për partneritetin në rekrutimin e anëtarëve të bordeve në ndërmarrje publike
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott kanë mbajtur një takim virtual njoftues.
Mes ministrit Kuçi dhe ambasadorit Abbott u diskutua për mbështetjen e britanikëve në përzgjedhjen meritokratike të anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike qendrore.
Në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar me kryeministrin Avdullah Hoti për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese me asistencën e britanikëve, ministri Kuçi e siguroi ambasadorin Abbott për zhvillimin e këtij procesi në tërësi sipas udhëzimeve të tyre dhe me transparencë të plotë.
Ndër të tjera u fol edhe për situatën e krijuar ekonomike, pas efektit të pandemisë Covid-19, dhe për projeksionet që Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në zhvillim ekonomik.
Krahas kësaj mes ministrit Kuçi dhe ambasadorit Abbott u diskutua në terma të gjerë edhe energjia dhe ambienti.
(A.M / Epoka e re)