Kuçi dhe ambasadori Ogasawara biseduan për gjendjen aktuale ekonomike
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, zBlerim Kuçi, ka pritur në takim delegacionin e Ambasadës Japoneze në Kosovë, të përbërë nga i ngarkuari me punë në këtë ambasadë Mitsunori Ogasawara.
Ministri Kuçi fillimisht e falënderoi Ogasawara për ndihmën që nga paslufta të shtetit Japonez në Kosovë. Ai më tej e njoftoi me gjendjen aktuale ekonomike në vend dhe me nismat qeveritare për të rimëkëmbur ekonominë, ku kërkoi që strategjitë dhe planet e agjencive të huaja dhe ambasadave, do të duhet të përshtaten me Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike në Kosovë.
“Ne jemi në një kohë pandemie dhe gjendja ekonomike nuk është e mirë, sikur në shumë vende të botës. Ajo që ka rëndësi, është plani për rimëkëmbje ekonomike, që ka filluar mirë me miratimin e rishikimit të buxhetit, por që pret edhe kalimin e dy ligjeve që të na hapë rrugën për veprim më të shpejt, ku ndihma do të shkojë direkt te qytetarët, ndërmarrjet private dhe ndërmarrjet publike”, ka thënë Kuçi.
“Ministri Blerim Kuçi dhe i ngarkuari me punë në këtë ambasadë, Mitsunori Ogasawara u dakorduan që bashkëpunimi mes dy vendeve të jetë konkret dhe afatgjatë.”, thuhet në komunikatën e MEA.