Kuçi e Selimi pajtohem për bashkëpunim
21 nëntor 2018
| 16:16
Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka pritur në takim Petrit Selimin, kryeshef ekzekutiv i Millennium Kosovo, të cilin e ka informuar me zhvillimet e përgjithshme dhe objektivat e kësaj komune.
Po ashtu në këtë takim është diskutuar rreth bashkëpunimit për implementimin e programeve të Millennium Kosovo mes dy institucioneve.
Kryeshefi ekzekutiv i Millennium Kosovo, Petrit Selimi, ka premtuar se do t’i përkrah komunat e suksesshme, duke përfshirë edhe atë të Junikut.
/Epoka e re/