Kuçi fton qytetarët ta votojnë Faik Tofajn dhe Leonard Llollunin
Kryetari i degës së Aleancës nē Junik, Agron Kuçi ka prezantuar kandidatët e AAK-së nga Juniku, që do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit nën siglën e AAK-së.
“Të përkushtuar në përfaqësim dinjitoz për Junikun, me përgaditje të lartë profesionale dhe përvojë menaxheriale të dëshmuar me suksese”, ka shkruar në profilin e tij në ‘Facebook’, AgronKuçi, duke u bërë thirrje qytetarëve të votojnë listën e AAK-së dhe kandidatët e saj, Faik Tofaj që mban numrin #65 dhe Leonard Llollunin me numër #97.
Postimi i plotë i Agron Kuçit:
Të përkushtuar në përfaqësim dinjitoz për Junikun, me përgaditje të lartë profesionale dhe përvojë menaxheriale të dëshmuar me suksese, Faiku dhe Leonardi me entuziazëm dhe vullnet për t’i kthyer sfidat në vlera e rezultate, suksese e besueshmëri qytetare i kanë hyrë garës për të qenë zëri juaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Me nder dhe përkushtim, për Kosovën që duam!
VOTO AAK
#65 FAIK TOFAJ
#97 LEONARD LLOLLUNI