Kuçi: Jam pro një koalicioni me Nismën Socialdemokrate
04 janar 2021
| 22:11
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi, duke folur për zhvillimet politike në Pressing në T7, ka thënë se personalisht është për një koalicion me Nismën Socialdemokrate.
Kuçi në këtë intervistë ka folur edhe Gjykatën Speciale, për zhvillimet në PDK, përgatitjet për zgjedhjet.
Ai ka thënë se kur janë në pyetje çështjet nacionale spektri politik duhet të jetë i unifikuar.