Kuçi: Kur kriminalizohet UÇK-ja, kriminalizohet shteti i Kosovës

24 dhjetor 2022 | 14:58

Me qindra qytetarë ishin mbledhur të shtunën për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale që dënoi me 26 vjet burgim ish-komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa.

Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate tha para protestuesve se kur kriminalizohet UÇK-ja, atëherë kriminalizohet i tërë shteti i Kosovës.

“Kur kriminalizohet UÇK-ja, atëherë kriminalizohet i tërë shteti jonë. Na u tha që kur themelohet Gjykata Speciale, UÇK-ja shpërlahet. E siç po shihet e vetmja gjë që po na sillet nga kjo gjykatë është padrejtësi”, tha ajo.

“Nëse kjo shoqëri është shtet atëherë UÇK-ja është vet liria. UÇK-ja është arsyeja që sot ekzistojmë”, ka thënë ajo, raporton EO.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë sot në…