Kuçi mohon se u bastis nga Specialja

07 mars 2024 | 11:52

Ish-ministri i Drejtësisë,  Hajredin Kuçi, e ka mohuar se ka qenë cak i bastisjes së shtëpisë së tij nga Specialja.

Kuçi ka thënë për mediet vendore se ka pasur një kontakt rreth punës që bën.

“Jo, nuk ka pas bastisje. S’ka pas bastisje, kam pas një kontakt me ta për punën që e bëj atje, por jo as bastisje, as polici as kurrgjë tjetër. Po më vjen keq që e kanë qit lajmin”, ka thënë Kuçi.

Ai është i angazhuar si këshilltar në ekipin mbrojtës të Kadri Veselit, i cili po gjykohet në Hagë.

Sot, bastisje po kryhen që nga mëngjesi në shtëpinë e ish-Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimit, në lagjen “Qëndresa” në Veternik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar disa faktografika që…