Kuçi: Nëse opozita i bën 61 vota, le ta rrëzon Qeverinë
30 qershor 2019
| 14:46
Nëse Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje arrijnë t’i bëjnë 61 vota le ta rrëzojnë Qeverinë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është e gatshme që të shkojë në zgjedhje.
Kështu ka deklaruar deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi në një intervistë për “Kosovapress”. Ai ka thënë se detyrë e opozitës është të ngre mocion atëherë kur i kanë votat.
Deputeti Kuçi ka vlerësuar se AAK-ja ka shënuar rritje të madhe në elektorat. Ai ka deklaruar se në të gjitha sondazhet që janë bërë kjo parti dhe lideri i saj kanë dal në vendin e parë.
Ai ka thënë se nuk i kërkojnë zgjedhjet pasi kryeministri Haradinaj ka ende shumë punë për të bërë, por ka potencuar se AAK-ja ka shënuar rritje të jashtëzakonshme.