Kuçi nuk shkon për të raportuar në komision, deputetët nuk ia pranojnë zëvendësin

27 tetor 2020 | 12:04

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, nuk është paraqitur në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, ku ishte ftuar të raportonte.

Kuçi do të raportonte në lidhje me emërimet e fundit në bordet e përkohshme, gjendjen dhe veprimet e qeverisë në ndërmarrjen “Trepça”, si dhe për funksionimin dhe operimin e hidrocentraleve.

Deputeti Endrit Shala ka thënë se raportimi për këto pika do të shtyhet për një ditë tjetër, pasi sipas tij, raportimi i ministrit lidhur me këto pika është i domosdoshëm.

Ai ka thënë se prania e zëvendësministrave të tjerë nuk është e pranueshme.

Ndërsa deputetja Mimoza Kusari, ka thënë se nëse ministri Kuçi vazhdon ta neglizhojë komisionin, ata nuk do ta votojnë asnjë projektligj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka akuzuar kryeministrin Edi…