Kuçi: Partitë politike të gjejnë konsensus për temat e mëdha
21 qershor 2018
| 13:55
Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi është shprehur i bindur se partitë politike do të gjejnë zgjidhje për temat e mëdha.
Ish-ministri i Drejtësisë, në një intervistë për “KosovaPress” ka thënë se zgjidhja për temat e mëdha duhet të ndodhë në kuptimin e domosdoshëm kushtetues.
Kuçi ka kërkuar që të mos pritet mrekulli nga tryezat, pasi ato sipas tij, vetëm sa e kanë thyer akullin e takimeve mes spektrit politik.
Ai ka vlerësuar se temat e mëdha nuk duhet të jenë barrë e vetëm një partie politike, e asnjë individi, por e të gjitha subjekteve politike.