Kuçi: PDK-ja është lokomotiva e proceseve politike në vend
10 tetor 2018
| 17:52
Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, në Konventën e kësaj partie në hapjen zyrtare të procesit të zgjedhjeve të brendshme, ka falënderuar qytetarët që fuqizuan këtë subjekt politik.
Kuçi ka thënë se PDK-ja është lokomotiva e proceseve politike në vend.
Ai ka thënë se nga kjo konventë zyrtarisht nis edhe procesi i brendshëm në parti, raporton “Epoka e re”.
Kuçi ka bërë thirrje për unifikim, duke ftuar edhe ata që më herët janë larguar nga PDK-ja të kthehen sërish.
Ai ka thënë se të bashkuar mund ta fuqizojnë shtetin.
/Epoka e re/