Kuçi për kishat ortodokse serbe në Kosovë: Nuk e dimë se çka ka brenda

04 dhjetor 2024 | 08:45

Shpërthimi në kanalin e Ibër Lepencit, në orët e vona të premtes së kaluar u shoqërua me aksione të shumta të Policisë së Kosovës.

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, dje njoftoi se policia ka gjetur sërish armatim në veti e po ashtu edhe uniforma ushtarake që i takojnë ShBA-së, Britanisë, Serbisë e Rusisë.

E sipas Gurakuq Kuçit, nga Instituti Octopus, armatim do të gjendet edhe në vazhdim në zonat e veriut.

Ai ngriti edhe dyshimet për Kishat Ortodokse serbe që janë në Kosovë.

“Sikur në rastin e Banjskës, ku në Kishën e Banjës u gjet armatim i madh, ne nuk e dimë se se çfarë ka në kishat ortodokse, a ka ndonjë armatim dhe çfarë njerëz qëndrojnë nëpër këto tempuj fetar”, tha Kuçi në Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse keni krijuar ndonjëherë një marrëdhënie besimi me dikë në…