Kuçi s’e pranon humbjen në Junik
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Junik, Agron Kuçi, ka reaguar pas rezultateve preliminare të KQZ-së për këtë komunë.
Ai ka thënë se rezultati i publikuar sonte tregon se Ruzhdi Shehu është vetëm 29 vota para AAK-së. Tutje, Kuçi ka shtuar se do të presin deri sa të numërohet edhe vota e fundit.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Junikut!
Bashkëvendas të respektuar!
Me lejoni që fillimisht të ju falenderoj për besimin që keni treguar me vite të të tëra, ndaj Aleances, duke na bërë fitues (zgjedhje lokale dhe nacionale) në më shumë se 9 procese zgjedhore nga viti 2009 e tutje!
Rezultati i publikuar sonte, tregon që kunderkandidati im është 29 vota para nesh.
Ne kemi edhe mbi 50 fletëvotime me kushtë dhe 598 vota me postë, të cilat do numerohen në ditët në vijim, e të cilat do të jenë përcaktuese për rezultatin perfundimtar të zgjedhjeve!
Si do që të jetë rezultatit final, une falenderoj nga zemra gjtha strukturat drejtuese të Aleances për punen dhe angazhimin e jashtëzakonshem, aktivistet e simpatizantët tonë besnik, dhe gjithë qytetarët junikas, per kulturen e lartë dhe maturinë e treguar përballë një fushate të eger e linquese.
Faleminderit që na besuat votën tuaj, duke na konfirmuar edhe kësaj radhe si partia e parë në Junik, përkunder rezultatit në balotazh, të kampit rival, që ishin tri parti në koalicion të përbashkët (LDK, VV dhe PDK) për balle nesh, si parti e vetme!
Do të presim deri sa të numerohen edhe vota e fundit!
Por një gjë ju siguroi, cilido që të jetë rezultati perfundimtarë, do të jemi bashkë gjithmonë, me ju dhe per ju, nga neser, e gjithmonë, ne jeten e përditshme, ne punë, në gezime e hidhërime, dhe në proceset e sfidat e radhës!
Faleminderit nga zemra!
I juaji përgjithmonë!
Agron Kuçi, Junik