Kuçi takohet me bashkatdhetarë, flasin për projektet në Junik
03 gusht 2018
| 17:13
Në kuadër të ditëve të diasporës, Komuna e Junikut ka mbajtur një takim me bashkatdhetarë dhe dëgjim publik rreth buxhetit për vitin 2019.
Në këtë takim, kryetari i Junikut, Agron Kuçi, ka shpalosur disa nga planet të cilat i ka kjo komunë.
Në këtë kontekst, ai ka thënë se në të ardhmen parashihet asfaltimi i rrugës Junik-Jasiq-Gjocaj dhe asfaltimi i të gjitha rrugëve sekondare në territorin e Junikut.
Po ashtu kryetari Kuçi ka thënë se parashihet edhe ndërtimi i një ujësjellësi në lagjen “Agim Ramadani”.
/Epoka e re/