Kuçi tregon pse pavarësia u shpall nga Hashim Thaçi

17 shkurt 2022 | 23:49

Ish-zv/kryeministri i Kosovës në kohën e shpalljes së pavarësisë, Hajredin Kuçi, në emisionin Pressing të T7, ka treguar pse ish-kryeministri i asaj kohe, Hashim Thaçi, e kishte shpallur pavarësinë e Kosovës sot 14 vjet.

Kuçi listoi disa arsye pse Thaçi ishte personi i duhur për ta shpallur pavarësinë. Sipas tij, ishte kuptimi juridik, pastaj Thaçi atë botë ishte njeriu më i fuqishëm politik dhe arsyeja e fundit pati të bëjë me mbështetjen që Thaçi gëzonte nga jashtë.

“Nëse themi ‘Ne përfaqësuesit e zgjedhur të popullit të Kosovës’, përfaqësuesi më legjitim është kryeministri i Kosovës. Edhe me vota ka qenë më i votuari…”, është shprehur Kuçi.

“E përmenda momentin juridik që është në anën e tij. E dyta ishte njeriu më i fuqishëm politik. E treta ka qenë personi i mbështetur me fuqi politike për ndryshimet që mund të bëheshin për Kosovën në kuptimin pozitiv”, ka thënë Kuçi.

Profesori gjithashtu tha se askush s’kishte legjitimitet më shumë se Thaçi për ta shpallur pavarësinë.

“Nuk ka asgjë të keqe, ai ka pasur nderin ta lexojë. Nuk ka pasur askush legjitimitet më shumë se ai. Gjithashtu ka qenë një person që është identifikuar me luftën e tij për liri”, është shprehur Kuçi.

“Në momentin e duhur, ky person ishte më meritori”, shtoi Kuçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pos që njihet si aktor, Donald Veshaj është edhe një…