Kudo që shfaqet Edi Rama zotëron hapësirën dhe errëson tjetrin
“Në fushën e marrëdhënieve me publikun Edi Rama është një “bishë politike”.
Kështu e ka cilësuar profesori i filozofisë në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi, vizitën dyditorëshe të Kryeministrit shqiptar Edi Rama në Kosovë dhe paraqitjen e tij në konferencë për media, bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Latifi ka komentuar paraqitjen e Kryeministrit Rama duke thënë se ai e zotëron çdo hapësirë politike në të cilën gjendet.
“Kudo që shfaqet e zotëron menjëherë hapësirën politike dhe e errëson praninë e të tjerëve”, ka shkruar Latifi.
Profesori Latifi përmendi edhe atributet e Kryeministrit shqiptar, të cilat sipas tij e shpjegojnë këtë dominim.
“Vetësiguria e madhe në ato që thotë, spontaniteti dhe ironia goditëse e batutave të cilat nuk i harron kurrë, të kombinuara me fizikun e pazakontë, mbase e shpjegojnë këtë”, ka përfunduar Latifi.