Kufiri me Serbinë të vendoset tek “Molla e Kuqe” andej Nishit

23 dhjetor 2024 | 21:28

Edon Selmani

Shqiptarët andej e këndej kufirit shqiptaro-shqiptar do të ishin të gatshëm dhe të lumtur të ulen në “sofrën e madhe” të BE-së vetëm si të ribashkuar. Pavarësia e Kosovës nuk i zgjidhi të gjitha problemet e Kosovës e të rajonit, ajo është një arsye më e madhe për ribashkim kombëtar.
Integrimi i shqiptarëve në organizmat e Bashkësisë Ndërkombëtare, hap shtigje të prosperitetit kombëtar që do ti ndihmonte edhe Evropës dhe jo vetëm të Evropës? E nesërmja … shqiptarët e ribashkuar do të kontribuonin në stabilizimin e gjithë rajonit.
Populli i Kosovës si asnjëherë më përpara është i interesuar ta ribëj Shqipërinë Etnike ashtu siç ka qenë më 1913. Për ta bërë këtë Shqiptarët duhet të angazhohen në rrafshin diplomatik për tua bërë me dije diplomatëve të sotëm( lexo: nipër të diplomatëve të djeshëm) që Kosova dhe Shqipëria në të kaluarën( lexo nde nuk janë bërë 100 vite) ishin në një Shqipëri Etnike.
Atë e copëtuan për interesa të ndryshme. Tash e 100 vite më përpara shqiptarët mbetën jashtë trojeve etnike shqiptare, dhe që atëherë ata jetojnë nëpër pesë shtete të rajonit.
Pavarësia e Kosovës ishte shumë e shtrenjtë për shqiptarët( lexo edhe për të gjitha pakicat tjera, kuptohet përveç një krahu të serbëve). Ajo pjesë e serbëve që është brenda Kosovës e që mjerisht janë të instrumentalizuar, është mirë më në fund të kuptojnë se Kosova dhe populli i saj shumicë janë të përkushtuar përkundër çmimit, për urtësi, tolerancë dhe mirëkuptim në të mirë të Pavarësisë së Kosovës, respektivisht në të mirë të Ribashkimit Kombëtar. Për hir të vërtetës po të shikohen gjërat nga aspekti i të së drejtës së pronës, Kosova do të duhej si kompromis me Serbinë (e cila me tradhti dhe me dhunë e mbajti Kosovën nën okupim) të kërkojë që kufiri të vendoset tek “Molla e Kuqe”, sepse edhe sot shqiptarët i posedojnë “tapitë e vjetra” me çka dëshmohet se pronat janë të shqiptarëve. Zaten dëshmitarët e kohës si edhe nipërit e atyre dëshmitarëve, sot me lot në sy i përkujtojnë fëmijëve të tyre, tregimet nga më të ndryshmet për ata vise të shqiptarëve, respektivisht të stërgjyshërve të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot më 23 dhjetor 2024, stafi mjekësor nga Qendra e…