Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës pritet të hapet këtë javë
25 maj 2020
| 23:16
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se këtë javë do të merret vendimi për hapjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Kurti ka theksuar se ky vendim do të bazohet të Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës
“Edhe në këto ditë të kësaj jave duhet ta marrim këtë vendim, duke u bazuar edhe në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës, që kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës ta hapet sa më parë. Duam të marrim në vendim politik, por përbrenda të kenë rekomandimet shkencore të Institutit përkatës”, ka deklaruar Kurti në një intervistë për RTV Ora.