Kufizimi i lëvizjes, i pasigurt. Rishikojeni vendimin

27 mars 2020 | 08:30

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar nga kryeministri Kurti dhe nga niveli qendror qeveritar që ta rishikojë vendimin për kufizimin e lëvizjes.

Në një koment në “Facebook” të bërë mbrëmë, Ahmeti ka thënë se vendimi në fjalë për këto kufizime duhet të rishikohet gjithsesi, ngaqë po krijohen grumbullime të 20 më shumë se personave në markete. Madje ai ka pasur një porosi për kryeministrin Kurti, duke i thënë se s’është dobësi ta ndërrosh politikën pasi e ke bërë një provë.

Komenti i Ahmetit:

Vendimi për restriksionet 20-06 dhe 10-16 duhet urgjentisht të rishikohet. Informatat nga qyteti në periudhën 16-20 tregojnë grumbullime të panumërta të 20 e më shumë personave nëpër markete.

Më e rrugës do të ishte 18-06 ose edhe më gjatë, por jo kështu. Po krijohet pasiguri për qytetarët.

Nuk është dobësi me ndërru politikën pas provës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShP), Naser Ramadani,…