Kufizohet lëvizja e qytetarëve në sheshet e qytetit të Mitrovicës (Foto)

06 prill 2020 | 15:59

Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, Policia e Kosovës sot në mëngjes ka vendosur për kufizimin e shesheve të qytetit “Isa Boletini”, “Mehë Uka” dhe Adem Jashari”, në mënyrë që të parandalohet grumbullimi i qytetarëve.

Me këtë rast kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, së bashku me komandantin e Stacionit Policor Jug, Ahmet Xhosha, kanë dalë për të parë për së afërmi mënyrën e kufizimit të këtyre shesheve, si masë shtesë për parandalimin e koronavirusit.

Ky kufizim është bazuar në rekomandimet e institucioneve shtetërore ndaj pandemisë COVID-19, ku Policia e Kosovës ka vënë shiritat sigurues në sheshet e qytetit me qëllim të zbatimit të vendimeve mbi ndalimin e grumbullimit dhe shfrytëzimit të shesheve për shëtitje.

Me qëllim të parandalimit dhe ngritjes së vetëdijesimit të qytetarëve përveç vendosjes së shiritave policor, njëkohësisht janë ekspozuar edhe disa mesazhe inspiruese-motivuese relevante me situatën në fjalë, duke përçuar mesazhe domethënëse për familjen, shëndetin, dhe sigurinë e përgjithshme për rrethanat aktuale.

Andaj, kryetari Bahtiri ka bërë pel tek të gjithë qytetarët të respektojnë këtë masë shtesë, duke qëndruar sa më shumë në shtëpitë e tyre dhe të dalin vetëm në raste të domosdoshme.

No photo description available.No photo description available.No photo description available.Image may contain: text that says 'SHPRESA ESHTE JETE JETA ESHTE SHPRESE'Image may contain: one or more people and outdoorImage may contain: one or more people, people standing and outdoorImage may contain: 1 person, outdoorImage may contain: one or more people, people standing, tree, shoes and outdoor

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa ka shkuar për të bërë pazare, ylli i kinematografisë…