Kufje në formën e vathëve?–Harris akuzohet për mashtrim në debatin me Trump
Një teori konspirative ka ndezur rrjetin pas debatit mes Donald Trump dhe Kamala Harris, me këtë të fundit që thuhet se ka përdorur kufje, të cilat fshihen në formën e vathëve me perla.
Teoria e konspiracionit thotë se Harris kishte veshur një grup vathësh audio Nova H1, të krijuar nga startup-i gjerman NOVA Products, gjatë debatit të parë presidencial midis saj dhe kandidatit repiublikan, i cili u organizua nga ABC Neës në Qendrën Kombëtare të Kushtetutës në Filadelfia më 10 shtator.
Vathët me kapëse, sipas faqes Kickstarter të startup-it, vendosen në llapët e veshit dhe e projektojnë tingullin nga brenda perlës drejt në kanalin e veshit. Ai shton se dy mikrofona të vegjël të nivelit të lartë janë të integruar në çdo vathë duke i siguruar përdoruesit thirrjet telefonike të qarta kristal dhe anulimin e zhurmës së erës.
Të prezantuara në CES [Consumer Electronics Show] në Las Vegas, Nevada, në janar 2023, këto pajisje të veshur me Bluetooth kanë tingull të drejtuar që lejon privatësinë.
“Çdo dalje audio është absolutisht private; kështu që ju jeni i vetmi që dëgjoni bisedat dhe muzikën tuaj”, thotë përshkrimi i produktit në faqen e Kickstarter.
Kjo teori ka ndezur menjëherë rrjetin, me mbështetësit republikan që e kanë akuzuar Kamalën si mashtruese dhe se nuk iu përmbajt rregullave të debatit.
Këto dyshime shtohen akoma dhe më shumë pas paraqitjes së saj në debat, e cila sipas mediave arriti të dilte më mirë se rivali i saj, gjë e cila nuk pritej aspak.