Kujdes! Mjegulla ka mbuluar rrugët

31 dhjetor 2023 | 08:58

Policia e Kosovës ka bërë apel te shoferët që të kenë kujdes gjatë vozitjes në mjegullë.

“Ka filluar shfaqja/prezenca e mjegullës në vendet ku pozita gjeografike është më e ulët. Mos harroni se ngasja në mjegull është e rrezikshme! Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve.”

PK ka thënë se duhet të përdoren dritat e mjegullës, teksa ka dhënë edhe sqarime tjera:

“Përdorni dritat e mjegullës. Nëse automjeti juaj i ka këto drita kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët e tjerë. Disa automjete kanë edhe dritat e pasme të mjegullës të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t’ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe.

Mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë. Mbani vëmendjen, mos shpejtoni!

Ndizni dritat gjatë ngasjes, por mos ndizni dritat me rreze të gjatë!

Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët e tjerë t’ju shohin.

Mbani ndezur dritat e shkurtra dhe të mjegullës!

Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes!

Mbani krahun e djathtë të rrugës gjatë lëvizjes”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
1 198 intervenime kirurgjikale janë kryer në Klinikën e Kirurgjisë…