Kujdes, një mesazh mashtrimi së bashku me një link po përhapet në messenger të ‘Facebook’-ut
30 mars 2022
| 11:15
Rrjeti social “Facebook” është “shtëpia” e shumë mashtrimeve dhe nëse përdorni rregullisht aplikacionin e tij -“Messenger”, atëherë është një mashtrim i ri për të cilin duhet ta dini.
I njohur si mashtrim “phishing”, ajo vjen si mesazh ose drejtpërdrejt në profilin tuaj në “Facebook” ose përmes aplikacionit “Messenger”.
Në të shkruan: “Shiko çfarë gjeta” (në gjuhën angleze) dhe përfshinë një “emoji” si dhe një “hiperlink”.
Natyrisht, nuk duhet ta klikoni linkun.
Shanset janë që mesazhi të vijë nga një mik ose kontakt tjetër të cilit iu është komprometuar llogaria. Pra, derisa duket se vjen nga një burim i besuar, është në të vërtetë një mënyrë për të provuar dhe për të fituar qasje në të dhënat tuaja. /Telegrafi/