KUJDES PAMJET! Merr flakë një nga protestuesit, shkak hedhja e bombave molotov
07 tetor 2024
| 20:47
Protestuesit kanë hedhur molotov te Kryeministria, te selia e PS dhe te Ministria e Brendshme.
Një nga protestuesit që është pjesë e protestës kombëtare të opozitës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga flakët.
Shkak, sipas raportimit në media është bërë hedhja e bombave molotov.
Ndërkohë që të shumtë janë ata protestues të tjerë që janë rrezikuar, ndërsa deri më tani 10 policë janë plagosur sipas burimeve zyrtare të policisë.
Ndërkohë kujtojmë se protestuesit kanë hedhur molotov te Kryeministria, te selia e PS dhe te Ministria e Brendshme, teksa tashmë synimi është Kuvendi i Shqipërisë.