“Kujdes, po flet me Hisen Berishën”, deputeti i PDK-së ia përmend Abazit foton në Beograd

13 maj 2022 | 14:03

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha është përplasur me deputetin e LV-së, Haki Abazi, teksa replikonte me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca për veteranët e UÇK-së.

Berisha është konfrontuar verbalisht me Haki Abazin e LV-së të cilit ia ka përmendur një fotografi të tij që qarkullon nëpër internet, ku Abazi në cilësinë e përfaqësuesit të fondacionit “Rockfeller” kishte vizituar arkivat e ushtrisë serbe në Beograd.

“Nuk e kam e lanë unë, keq është bërë 20 vjet, ku ke ti që s’e bëre, nuk kanë pasur kohë ata me shkuar në Beograd me bë harta me gjeneralë të Serbisë. Je kah flet me Hisen Berishën, kujdes”, i ka thënë Berisha, deputetit të LV-së, Haki Abazi.

Fillimisht, kryetari Konjufca i ka thënë Berishës se s’është në rregull të flitet për atë se kush ka qenë në luftë nga partitë.

“Në LDK e shoh një që ka qenë, LV po i shoh 5 e në PDK po i shoh 2. Kjo është gjendja aktuale qysh po i shoh tash, nuk bën me hy andej sepse ka nga grupet parlamentare që ofendohen, prandaj është gabim të folët në mënyrë monopolizuese, nuk është në rregull me fol prej dimensioneve të komplekseve kush ka qenë e kush s’ka qenë sepse prej të gjitha grupeve parlamentare këtu kanë qenë”, ka thënë Konjufca.

Pas kësaj e ka marrë fjalën e tij për replikë Berisha, duke thënë se i njeh veteranët e UÇK-së nëpër parti prandaj s’e ka pasur për dikë në veçanti kur ka deklaruar se kompleksi që s’kanë marrë pjesë në luftën e UÇK-së i bën që t’i diskriminojnë veteranët nga përfshirja në pagën minimale.

“Unë nuk e bëra thirrjen për veteranët që janë në sallë, se unë i njoh të gjithë problemi është se vendimmarrja e tillë është diskriminuese dhe ju e dini se kategoria më e diskriminuar janë pikërisht veteranët sepse e dimë mirë se me 170 euro s’mund të jetojmë dy ditë, sepse kartelat tona na tregojnë tjera shifra të tjera në bankomat”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq, ka thënë se…