Kujdes! “Siri” i “Apple” dëgjon bisedat e përdoruesve
Edhe asistenti i “Apple”, “Siri”, dëgjon bisedat, njofton “The Guardian” sipas informacioneve të marra nga një punonjës i një kompanie që punon për “Apple”.
Sipas këtij burimi shumë dialogje mes përdoruesve dëgjohen nga kompanitë kontraktuese për të bërë një vlerësim të shërbimit dhe për të bërë përmirësime të mëtejshme.
“Në veçanti, kontraktuesit kanë detyrën që të klasifikojnë përgjigjet bazuar në një seri faktorësh, përfshirë edhe nëse aktivizimi i asistentit zanor ka qenë e qëllimshme ose jo, nëse pyetja ishte diçka për të cilën Siri mund të kishte ndihmuar dhe nëse përgjigja e Sirit ishte e duhura”, ka shpjeguar gazeta britanike.
“Një pjesë e vogël e kërkesave ndaj Sirit analizohen për të përmirësuar asistentin dhe diktimin. Por kërkesat e përdoruesve nuk janë të lidhura me ID të ‘Apple’. Përgjigjet nga Siri analizohen në struktura të sigurta dhe të gjithë analizuesit kanë detyrimin që t’i nënshtrohen kërkesave të forta të sigurisë së ‘Apple’”, shpjegon gjiganti amerikan për “The Guardian”.
Ky njoftim vjen pas atyre të muajve të kaluar që kanë të bëjnë me konkurrentët e “Sirit”. Edhe “Amazon” dhe “Google” për asistentët e tyre virtualë, përdorin personel njerëzor për të monitoruar cilësinë./javanews.al/