‘Kujdesi duhet të shtohet sepse mund të ketë veprime të tjera subversive nga Serbia’

29 shtator 2023 | 19:24

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka theksuar se ngjarjet në veriun e vendit është e dobishme të shfrytëzohen për rritjen e vetëbesimit dhe të patriotizmit, por jo për sforcimin e urrejtjes e të triumfalizmit.

“Uniteti politik që është arritur me rezolutë në Kuvend, duhet të respektohet edhe si unitet shoqëror e kombëtar”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Ai ka thënë se përkrahja për policinë e shtetit duhet të konkretizohet edhe me veprime të ndihmës konkrete për të.

“Kujdesi duhet të shtohet sepse mund të ketë veprime të tjera subversive nga Serbia, pasi regjimi serb i Vuçiqit është identifikuar me aksionin terrorist në Banjskë”, është shprehur ai, duke shtuar se Serbia nuk heqë dorë nga projekti i saj i ri i ekspozuar në Banjskë, i cili ende ka shumë të panjohura brenda vetes.

“Një nga të panjohurat e tij është se mos ai ekspozim i veprimit terrorist është bërë sipas modelit të veprimeve separatiste të rusëve në Donbas. Këshilla e fundit në këtë mes: na duhen më shumë analiza, e jo gara se kush po pështyn larg”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit