Kujt do t’i takojë derbi i Manchesterit, Unitedit apo Cityt?

06 prill 2025 | 13:15

“Old Trafford”, do të jetë arena ku do të përballen dy gjigantët e Manchesterit.

United dhe City, do të përballen sot me fillim nga ora 17:30.

Kjo përballje mes ‘titanëve’ të futbollit anglez transmetohet drejtpërdrejt në kanalet sportive të platformës numër një televizive në trojet shqiptare, Artmotion.

“Djajtë e kuq” aktualisht gjenden në vendin e 13-të me 37 pikë.

Derisa “Citizens”, janë në vendin e pestë me 51 pikë.

Mes këtyre dy skuadrave, janë zhvilluar 195 ndeshje zyrtare.

Nga këto, Manchester United, i ka fituar 80, City 60 dhe 54 kanë përfunduar me barazim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku ka bërë një paraqitje të papritur publike sot,…