Kujtesa e grave nis të keqësohet pas moshës 40-vjeçare
03 janar 2024
| 09:01
Një studim i ri sugjeron se gratë fillojnë të humbasin kujtesën dhe aftësinë e tyre për të menduar gjatë të 50-tave, një moshë kjo më e re seç mendohej.
Studiues nga Universiteti Brandeis dhe UCLA morën në shqyrtim më shumë se 2 mijë gra 40 vjeç për 10 vjet pas menopauzës dhe zbuluan se shpejtësia e tyre njohëse u dobësua me 5 për qind.
Gratë u “matën” çdo një deri në dy vite për një mesatare gjashtë vite e gjysmë.
“Rezultatet tona sigurojnë prova të forta që plakja e aftësive njohëse gjatë të 50-tave të gratë lidhet me përkeqësim të kujtesës”, shkruajnë studiuesit në raportin e publikuar në PLOS ONE.