Kujtesë historike e ish-ushtarit të UÇK-së, Bedri Gashi

16 mars 2024 | 20:05

Si sot, më 16 mars 1998, në orën 20:20, Mujë Krasniqi – “Kapuçi” sulmoi forcat policore në postbllokun e Kijevës. Në këtë sulm mori pjesë edhe vëllai i tij, Ali Krasniqi (dëshmor i kombit) dhe tre bashkëluftëtarë të grupit gueril të Çabiqit. “Kapuçi” mori me vete dy bashkëluftëtarë [1] dhe shkoi shumë afër postbllokut, ku i sulmoi forcat policore serbe. “Kapuçi” caktoi vëllain e tij dhe një bashkëluftëtar tjetër[2] për të sulmuar policët serbë në pjesën e basenit të ujit të pijes në Kijevë, buzë rrugës, në drejtim të fshatit Cerovik. Burimet serbe evidentojnë një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, si vijon: “Sonte, në orën 20:20, terroristët shqiptarë kanë sulmuar me mortaja dhe pushkë automatike patrullën e policisë në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë, në fshatin Kijevë. Është plagosur rëndë polici S.A. dhe disa zyrtarë të tjerë policorë”[3].

Fusnotat:

[1] Sipas shënimeve: Policët serbë në postbllokun e Kijevës u sulmuan drejtpërdrejt nga: Mujë Krasniqi – “Kapuçi”, Bedri Gashi (Çabiq) dhe Arsim Rexhepaj (Zabergjë).

[2] Sipas shënimeve: Policët serbë të vendosur në pjesën e basenit të ujit u sulmuan nga: Ali Krasniqi (Çabiq) dhe Bekim Shala (Ujëmirë).

[3] Deklaratë e MUP-it të atëhershëm serb, botuar në librin: “Zlo…albanskih terorista”, Prishtinë, 1998.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ismet Rashiti Debatet e panevojshme dhe zhurma politike që…