
Kujtim Gashi, nënkryetar i Degës së PDK-së në Prizren
10 korrik 2019
| 12:15
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prizren ka zgjedhur organet drejtuese.
Këshillit Drejtues i Degës së PDK-së në Prizren kanë zgjedhur Kryesinë e kësaj dege.
Pjesë e Kryesisë së Degës së PDK-së në Prizren është edhe ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, i cili është zgjedhur nënkryetar i kësaj dege, ndërsa deputetja Luljeta Veselaj – Gutaj është zgjedhur anëtare e kryesisë.
Gjatë procesit të brendshëm zgjedhor kryetar i PDK-së në Prizren është zgjedhur Shaqir Totaj.