Kujtim Gashi: Prizreni tashmë ka vendosur për ndryshim
14 nëntor 2021
| 19:32
Shefi i shtabit zgjedhor të degës së PDK-së në Prizren, Kujtim Gashi, ka thënë se sot qytetarët e Prizrenit kanë vendosur për ndryshim, duke konfirmuar fitoren e Shaqir Totajt.
“Prizreni tashmë ka vendosur për ndryshim. Falënderoj qytetarët që treguan një kulturë të lartë. Si kryetar i shtabit zgjedhor falënderoj të gjithë ata që kanë vendosur për ndryshim”, ka thënë Gashi.
“Rezultatin e marrë nga vota e qytetarëve duhet ta ruajmë. Ditë të mira po vijnë për Prizrenin”, ka thënë ai.