Kujtim Gashi, shefi i shtabit zgjedhor të PDK-së në Prizren

24 gusht 2021 | 14:16

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren në mbledhjen e Kryesisë së Degës ka vendosur me unanimitet të plotë shef të shtabit për zgjedhjet lokale të tetorit nënkryetarin e degës Kujtim Gashin.

“Kujtim Gashi është figurë gjithëpërfshirëse, ka eksperiencën, ekspertizën, energjinë dhe pasionin për të udhëhequr aktivitetin tonë politik. Me Kujtimin në krye të aktivitetit politik, në krye të listës sonë të Kandidatëve për asamble komunale dhe si drejtues i ekipit më të mirë për Prizrenin, fitorja është akoma më e sigurt”, është bërë me dije në njoftimin e PDK-së në Prizren.

Më tutje në këtë njoftim theksohet se: “PDK-ja përveç kandidatit më të mirë për kryetarin e ardhshëm të komunës, Shaqir Totaj, vizionit për Prizrenin që qytetarët e meritojnë, ka dhe ekipin më të mirë të asamblistëve të udhëhequr nga Kujtim Gashi, udhëheqës me eksperiencë, dinjitet, integritet dhe shumë pasion për ta reformuar qytetin tonë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Ismet Ujkani, ka pritur…