Kujtim për mësuesen Xhylë, Mehmet Gjevorin dhe fundi i Abetares

06 mars 2022 | 12:20

Shkruan: Xhevat Xh. Latifi

1.

Veteranët e arsimit e kuptuan mirë tragjikën e mbylljen e shkollave shqipe në vitet e 1990-ta. Ndonëse shumica e tyre të shtyrë në moshë, ata u mblodhën në Shoqatën për Zhdukjen e Analfabetizmit “Motrat Qiriazi”. Ata kishin të freskët në kujtesë kontributin e madh të Ernest Koliqit, që përmes mësuesve të sjellë nga Shqipëria, ishin bërë fanar i dritës për të ruajtur dhe kultivuar substancën kombëtare shqiptare, e atakuar me metodat më barbare. Të pa kënaqur me statusin e Kosovës në Jugosllavi, mbijetesa e shqiptarëve për të qëndruar në trojet e veta është e lidhur ngushtë me rëndësinë që mori arsimi në një shoqëri ku shkalla e analfabetizmit në statistikat e kohës e pohonte të jetë mbi 90 %. ‘’Lejimi i shkollave shqipe, hapja e Universitetit, është parë si “gabimi” më i madh i nacionalizmit serb”, thoshte Mehmet Gjevori,  autori i Abetares së parë Shqipe në Kosovë, mësuesi, pedagogu, dhe veterani i arsimit.  Për mësuesen Xhylë dhe veteranët aktiviteteti i Shoqatës Motrat Qiriazi, ishte frikë ndaj analfabetizmit, ndërkohë që Sistemi i Arsimit në Kosovë, kishte nisur rezistencën e pa parë në Evropën e fund shekullit XX.  Me shkolla të mbyllura, me segregacionin zyrtar, helmim të nxënësve, me dhunë, përndjekje dhe vrasje nga pushtetarët serb, rezistenca e arsimit ne vitet e 90 ta, farkoi boshtin kryesor të rezistencës së përgjithshme që çoi në pavarësinë e vendit.

2.

A është plakur Ora Mësimore!? Ndonëse kjo pyetje duhet të behet në vijë institucionale, ky shqetësim ngritët nga veteranët e arsimit. Për ta Ora Mësimore, është e njëjtë sot e gjithë ditën siç ishte kur ata kishin nisur punën, pra nëse jo e plakur, duket të jetë paksa e thinjur! Shoqëria jonë duhet të futet në një debat të thellë për të parë, rishikuar, ndërtuar dhe vendosur sistemin e arsimit dhe edukimit në një shkallë të cilët e determinojnë koha dhe kërkesat e tregut. Nëse kjo shoqëri ka pranuar të paguajë veteranë të rrejshëm të luftës (ngase të vërtetit duhet të paguhen dhe vlerësohen akoma më shumë), duhet të jetë e gatshme të paguaj një reformë të thellë. Duhet mundësuar pensionimin e parakohshëm për të gjithë ata që janë pengesë, janë lodhur dhe konsumuar për lënë mundësinë për ata që munden dhe dinë!

3.

Nëse Francis Fukuyama, paralajmëronte Fundin e Historisë,  më parë se të kemi konsumuar historinë zhvillimi i teknologjisë informative dhe inteligjencës artificiale njeriun e ka futur në eksperienca të cilat imponojnë dinamikë prej atletësh.  Shoqëria moderne e ka vështirë për nxënësit të bëjë më kreative shkollën se sa shtëpinë. Nga Sokrati, Aristoteli, me mësimdhënje/mësimnxënëje në ecje, te univerzitetet arabe dhe ato perëndimore me mësim “ex catedra”, deri te shkollat moderne në klasë dhe me mësim në largësi (distant learning), evulucioni i procesit ka përcjellë evulucionin e shoqërisë njerëzore. Ndryshe nga koha e edukimi të prindërve, fëmijët sot, kur nisen në shkollë, shkojnë në mësonjëtore të cilat kanë më pak teknologji krahasuar me atë që kanë në shtëpi. A është ky fundi abetarës për fëmijët që takojnë librin fizik, të atyre fëmijëve që më parë kanë mësuar aplikacione të ndryshme loje, vizatimi, në i-pad!? Në abetare shkronja A, në shqipe, çdo ditë  e më shume nga fëmijët po lexohet si Ej. Mbase koha është që shoqëria jonë, duhet të përgatitet për një abetare (elektronike) të re!

Foto: Mehmet Gjevori, Xhylije Ramizi, Xhevat Latifi.

Aktivitete të Shoqatës për Zhdukjen e Analfabetizmit  “Motrat Qiriazi”, Viti 1990

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, së…