Kujtimi e respekti për Ukshin Hotin do të mbeten përjetësisht në memorien tonë kolektive

16 maj 2020 | 22:06

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka kujtuar Ukshin Hotin në 21-vjetorin e zhdukjes.

Ai ka thënë se veprimtari, intelektuali dhe patrioti Ukshin Hoti mbetet simbol i vuajtjeve e persekutimeve të shqiptarëve në burgjet famëkeqe të ish regjimit shovenist serb.

“Sot e asaj dite fatkeqësisht ende nuk dihet asgjë për fatin e tij, ndërkohë që ende agresori serb nuk ka dhënë përgjegjësi për të zhdukurit tonë që na mungojnë të gjithëve. Ukshini mbetet simbol i vuajtjeve e persekutimeve të shqiptarëve në burgjet famëkeqe të ish regjimit shovenist serb. Kujtimi e respekti për Ukshin Hotin dhe veprën e tij do të mbeten përjetësisht në memorien tonë kolektive”, ka shkruar kryetari Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/BekimHamezJashari/photos/a.217015395501786/769699636900023/?type=3&eid=ARCc03wTVAUvvnH-8zDxoUCrkEIfdGfYPAGM8xtijfzJLuRPyFZbR25oqRwJ5TNB5oWcE1T_agD0oaHa&__xts__%5B0%5D=68.ARDplKCyLHrigr-BeazHV7zhEW1dM4KFLc54DTjhQpUJMXqxiuV7hQkiMNfGXeh5vIIYwfDNWLgiMHg9fwop8AM6bz3ZrDrtV7uj1koCT7vRxVo_CHBaaSKBoCRXh44IkiyAWsCJtMuMBVBeqtBqlMVh9GCW0If8X7y6xWZug_s7oLHDfE-R9U7hl4qanF6IfU6NKJR-TUvRZ1D3jjUc3WUWCy_qyIFxbJ1ipnu_VVhe6pRlLhfvz9L8eiVUcehhAy8XODWkh7mt_B8MKjegL-2N8AVVhdNVs6cludeKl_JN-0HKllfTfFymSJX0I-VnhOKNWANqcoMhXgmdD8ZsszY&__tn__=EEHH-R

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka thënë se qeveria e tij…