Kujtohet dita kur Richard Holbrooke vizitoi kullat e Junikut
Është mbajtur manifestim jubilar për nderë të 20-vjetorit të vizitës të emisarit special të shteteve të bashkuara të Amerikës, Richard Holbrooke, bërë kullave të Junikut, të cilat në atë kohe ishin duke u qëndruar heroikisht sulmeve së bashku me djemtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), me një disiplinë dhe rregull ushtarak të nivelit të lartë që kishte organizuar komanda e Junikut.
Nga kullat e Junikut, Richard Charles Albert Holbrooke e ka përcjell mesazhin tek ndërkombëtarët se UÇK-ja është një ushtri e cila ka organizim të mirëfilltë, dhe se po mbron tokën e vetë, po lufton për lirinë e vet, dhe nuk është ushtri çfarë armiku e kishte paraqitur tek të tjerët.
Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, e ka kujtuar këtë datë të veçantë si njëra ndër datat më historike për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në atë kohe.
Ai ka thënë se njohja e UÇK-së ka bashkuar shumë miq ndërkombëtarë të cilët dolën në krahë të çlirimtarëve dhe larguan pushtuesin nga këtu.
Në këtë takim morën pjesë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, gjenerali i FSK-së Nazmi Ibrahimi, ish-zëdhënësi i UÇK-së Lumë Haxhiu, deputetja Teuta Haxhiu, përfaqësues të organizatave të luftës, shoqërisë civile dhe qytetarë nga Juniku dhe më gjerë.