Kujtohuni pak
15 shtator 2020
| 17:59
Nuk ishin të pakta dhimbjet që na u veshën shpirtit
Ç’njerëzimin barbarë që na bënë.
Kujtojni shekujt e thinjur ndër vite
Ose dy dekadat më parë e shumë të vrarë.
Sikur i harruat dhe mbyllët sytë.
Nëse i keni harruar ju, ne bashkëjetojmë me sëmbimet që shpojnë.
Pyetni nënat e lara me lot faqeve.
Ndieni sytë e tharë e zemrat e çara nga vajtimet.
Kujdes, askush nuk do mallkojë më shumë se vatra dhe buka jote.
Mendoni për ata që do t’i lëmë pas .
Vëni dorën në zemër dhe pyetni veten: ku do të mbetet fryma jonë e re?
Sepse jeta ua jep vetëm njè mundësi.
Të vendosni sesi do të ndahet buka në sofrën tuaj.
Valbona R.Hadri
01 shtator 2020