Kuka: Akili e ka merituar medaljen olimpike, ndoshta edhe të artën

31 korrik 2024 | 16:33

Përveç Loriana Kukës që do të ndeshet nesër, të gjithë xhudistët tjerë që morën pjesë për Kosovën në Lojërat Olimpike e kanë përfunduar rrugëtimin e tyre.

Më së miri nga ta kanë dal dyshja Distria Krasniqi e Laura Fazliu.

Distria arriti ta fitojë medaljen e argjendtë, kurse Laura atë të bronztën.

Një garues që bëri luftë të ashpër dhe të fortë por që në fund nuk arriti të fitojë medalje ishte Akil Gjakova.

Për të ka folur trajneri i tij, Driton Kuka, i cili tha se Akili e ka merituar medaljen olimpike, ndoshta edhe të artën.

“Akil Gjakova është ajo storie që për mua personalisht më bënë të ndihem me emocione në kuptim negativ sepse e ka merituar medaljen olimpike, ndoshta edhe të artën, pasi ka luftuar si luan, ka luftuar me masonët e xhudos botërore”.

“Ai ka qenë impresiv, atraktiv, të gjitha mediat kanë shkruar për performancën e tij. Në gjysmëfinale ndaj kundërshtarit ishte më i mirë por në fund me një gabim të vogël që i kushtoi mbeti të luftojë për të bronztën dhe në fund mbeti i pesti, rezultati më i mirë për sportin kosovar pas çlirimit për shtetin tonë në konkurrencën e meshkujve”, tha Kuka për Akilin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për takimin me presidenten Osmani ka shkruar edhe lideri i…