Kuka: Askush s’do ta besonte se do t’i fitonim 5 medalje olimpike për 10 vjet
Këto ditë, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach e vizitoi Kosovën, ndërsa u takua me krerët e shtetit dhe me krerët e sportit kosovar.
Kjo vizitë erdhi me rastin e 10 vjetorit të pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në atë ndërkombëtar.
E natyrisht, nuk mund të mungonte takimi me trajnerin më të suksesshëm në histori të Kosovës, por edhe të shqiptarisë në përgjithësi, Driton Kuka, falë të së cilit dhe garueseve të tij, vendi ynë i numëron 5 medalje olimpike.
Kuka e ka bërë sot një postim në rrjetet sociale, duke e falënderuar Bachun për vizitën, ndërsa nuk e la pa e përmendur suksesin e jashtëzakonshëm të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke shtuar se askush s’e kishte pritur që vendi ynë të fitonte aq shumë medalje olimpike.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e trajnerit Driton Kuka.