Kuka ‘ateron’ në Drenas

10 shtator 2020 | 22:22

Mbrojtësi, Viktor Kuka është lojtari më i ri i FC Feronikelit.

Kuka te skuadra nga Drenasi transferohet nga Ferizaj, ekip në të cilin luajti sezonin e fundit. Ai njihet si lojtar i fuqishëm dhe që nuk i përton dueleve fizike, duke i dhënë kështu edhe më shumë forcë mbrojtjes së ish-kampionëve.

Kuka ishte kampion i Kosovës në vitin 2012 dhe 2013 me skuadrën e Prishtinës dhe në vitin 2018 u shpall kampion me FC Dritën.

“Për mua është një sfidë e re, jam i lumtur që jam pjesë e Feronikelit, klub i cili ka ambicie të mëdha. Nuk është hera e parë që luftoj për titull dhe shpresoj që titullin ta sjellim në Drenas”, ka thënë Kuka për faqen zyrtare të klubit. FC Feronikeli gjatë ditës do të ketë edhe prezantime të reja.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një pune të gjatë dhe intensive, ditën e sotme…