Kuka dhe Kelmendi nderohen me titullin ‘Ambasadorë të Vullnetit të Mirë të Kosovës’
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka nderuar me titullin “Ambasadorë të Vullnetit të Mirë të Kosovës”, trajnerin e xhudos, Driton Kuka dhe kampionen olimpike, Majlinda Kelmendin.
Sipas Pacollit, Kuka e që kanë bërë për imazhin e Kosovës është e paarritshme nga të tjerët.
“Kosova përgjatë këtyre njëmbëdhjetë viteve shtet u identifikua në botë me shumë figura të sportit, kulturës e shkencës, si ambasadorët më të mirë të saj. Por, puna e trajnerit të xhudos, Driton Kuka, dhe kampiones Olimpike të xhudos, Majlinda Kelmendi, që kanë bërë për imazhin e Kosovës është e paarritshme nga të tjerët. Për këtë kontribut sot në këtë ditë të veçantë për kombin tonë nderova të dy me titullin ‘Ambasadorë të Vullnetit të Mirë të Kosovës’. Titulli që iu dha Kukës dhe Kelmendit, duhet të inkurajojë të gjithë sportistët kosovarë, të cilët duhet ta konsiderojnë rrugën e tyre si një mundësi të promovimit të vlerave të sportit, kulturës, dhe trashëgimisë tonë”, ka shkruar Pacolli në profilin vetë në “Facebook”.
/Epoka e re/