Kuka: Distria po e vazhdon rrugëtimin drejt medaljes së tretë olimpike

11 shtator 2024 | 15:48

Vetëm një muaj pas përfundimit të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, Distria Krasniqi po vazhdon rrugën për medalje tjera olimpike. Puna tani më përgatitjet për Olimpiadën e radhës ka filluar.

Këtë e ka bërë të ditur vetë trajneri Driton Kuka përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”. Kuka ka shkruar se ‘Disi’ do të vazhdojë të ndjek një tjetër medalje olimpike.

“Kampione dhe nënkampione olimpike …Disi pas finales në Paris! Medalje e argjendtë me shkëlqim të artë. Disi po vazhdon rrugëtimin drejt LA 2028. Duke ndjekur medaljen e tretë olimpike”, ka shkruar Kuka. Kujtojmë se Distria ka dy medalje olimpike në “LO Tokyo 2020” të artën dhe “LO Paris 2024” të argjendtën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Istogut ka bërë me dije se në ditët…