Kuka: Ditë e mrekullueshme për sportin e Kosovës
Majlinda Kelmendi arriti të fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Tokio të Japonisë.
Trajneri i Majlindës, Driton Kuka e ka quajtur këtë ditë të mrekullueshme për sportin e Kosovës dhe mbarë popullin shqiptar.
“Ditë e mrekullueshme për sportin e Kosovës dhe mbarë popullin shqiptar kudo që gjendet! Medalja e dytë vjen nga Botërori në Tokio! 8 minuta tempo e çmendur e Majlindës në gjysmëfinale kundër japonezes së dytë që u takua sot nuk mjaftuan që japonezes që krejt kohën i iku luftës të penalizohet për herë të tretë që do sillte fitoren! Majlinda fiton medaljen e tretë në Kampionate Botërore! Krenaria ime po rritet me ju nxënësit e mi! Çdo minutë të punës time me ju e paçi hallall tërë jetën!”, ka shkruar Kuka.
/Epoka e re/