Kuka: Donjeta Sadiku me meritë do të jetë në Olimpiadë
Trajneri i xhudos Driton Kuka e la lavdëruar boksieren Donjeta Sadiku e cila së fundi e arriti normën olimpikë e cila garanton pjesëmarrjen e saj në Lojëra Olimpikë “Parisi 2024”.
“Urime boksieres Sadiku normën Olimpike që do jetë në Olimpiadë me meritë. Shpresojmë që edhe sportistë të tjerë të kualifikohen për Lojëra Olimpike me normë se turizmit sportiv duhet vendosur stopin shteti ynë”, ka shkruar Kuka në “Facebook”.
Më tutje, Kuka në shkrimin e tij ka kërkuar përkushtim më të madh edhe nga xhudistët, me thek të veçantë nga Akil Gjakova dhe Loriana Kuka.
“Olimpistët Akili dhe Loriana në Linz patën paraqitje që le shumë për të dëshiruar. Akili kishte 4 gara e po aq medalje qysh tash e 7-8 muaj, por jeta sportive nuk ka asnjë alternativë. E tash, katër muaj para Olimpiadës do jem pa kompromis në këtë drejtim!”, ka shkruar Kuka.