Kuka: Federatat duhet të funksionojnë pa pengesa

11 mars 2021 | 16:46

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka bërë thirrje që financimi për Federatat Sportive të rregullohet sa më parë. Sipas Kukës, Federata Sportive në këtë vit ende nuk kanë marrë asnjë financim nga MKRS-ja.

“Federatat Sportive po hyjnë në fundin e tre mujorshit të parë dhe ende në pritje për vlerësimin e pikëve nga Ministria, që domethënë ende asnjë financim s’ka ndodh për vitin 2021! Çdo gjë po vonohet dhe rrjedhimisht s’ka asnjë lëvizje në këtë drejtim. Si të mbijetohet në këto situata kur tani më shumë federata për mungesë financimi s’dinë as si të sillen. Edhe kjo praktikë duhet marr fund, financimi duhet rregulluar që federatat të jenë funksionale e jo duke pritur me u zhyt në obligime. Kosova krenohet me të arriturat në sport por duhet gjetur formën për të funksionuar pa pengesa”, ka thënë Kuka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mutacioni britanik është gati 2 herë më vdekjeprurës se variantet…