Kuka: Japonia e njeh Kosovën përmes xhudos
Ambasadorin i Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari të mërkurën i ka vizituar ekipin e xhudo të stërvitje.
Trajneri Driton Kuka ka thënë se Japonia e njeh shtetin tonë përmes xhudos dhe heroinave tona që atje janë shumë të njohura.
“Në stërvitje mysafir kishim ambasadorin e Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari dhe mikun tonë njëherit njeriun që kishte punuar në ambasadën e Kosovës në Japoni dhe ishte ai që ekipit tonë i ka ndihmuar gjatë qëndrimeve tona atje miku im Arber Mehmeti. Që të dy sollën përshëndetjet nga Japonia e largët e me dëshirën e qytetit Sanjo ku ne ishim para Botërorit dhe Lojërave Olimpike që me qytetin e Pejës të krijojnë marrëdhënie të veçanta!. Japonia shteti ndër më të fuqishmit në Botë, shtetin tonë të ri e njeh përmes xhudos dhe heroinave tona që atje janë shumë të njohura!”, ka shkruar Kuka në “Facebook”.